Përmbytjet në Sydney të Australisë, urdhërohet evakuimi i 85 mijë personave

Përmbytjet në Sydney të Australisë, urdhërohet evakuimi i 85 mijë personave

Autoritetet kompetente në qytetin australian, Sydney të goditur nga përmbytjet, urdhëruan evakuimin e më shumë se 85 mijë banorëve në zonat më të rrezikuara, raporton Anadolu Agency (AA).

Sydney, kryeqyteti i shtetit australian të Uellsit të Ri Jugor, është përfshirë nga reshje të dendura të shiut dhe rrebeshit që nga 30 qershori, duke shkaktuar vërshimin e digave, lumenjve dhe përmbytjeve në pjesën më të madhe të rajonit.

Qeveria e Uellsit të Ri Jugor ka shpallur 23 vende të banuara si zona të fatkeqësisë natyrore dhe kjo mundëson aktivizimin e burimeve federale për të ndihmuar popullatën e goditur.

Kryeministri i Uellsit të Ri Jugor, Dominic Perrottet tha se evakuimi i banorëve u urdhërua për shkak të parashikimeve të motit që mund të ketë më shumë rrebeshe në ditët në vijim.

Dje u urdhërua evakuimi i 50 mijë banorëve të rajoneve më të kërcënuara ndërsa sot u lëshua urdhër i ngjashëm për evakuimin e 35 mijë banorëve të tjerë.

Sydney dhe rajonet fqinje të saj në Australi kanë qenë vatra të përmbytjeve të mëdha në katër raste që nga marsi i vitit të kaluar ndërsa ekspertët pretendojnë se ky është një tjetër tregues i domosdoshmërisë së zbatimit urgjent të programit për të luftuar ndryshimet klimatike.