Përmbyset autobusi në Kolumbi, 20 të vdekur dhe 14 të plagosur

Përmbyset autobusi në Kolumbi, 20 të vdekur dhe 14 të plagosur

Të paktën 20 persona u vranë dhe 14 u plagosën pasi një autobus u përplas në një rrugë në Kolumbi të shtunën, tha policia.

Incidenti ndodhi midis qyteteve jugperëndimore të Pasto dhe Popayán, dhe autoritetet thanë se shkak mund të ishte një defekt teknik.

Mediat lokale thanë se autobusi kishte rreikuar të rrëzohej nga një shpat mali, por ishte ndalur përballë një pengese.
Autobusi po udhëtonte midis qytetit port Tumaco dhe Cali, 200 milje (320 km) në veri-lindje, kur ndodhi tragjedia.

Në mesin e të plagosurve ishte një vajzë tre vjeçare dhe një djalë tetë vjeçar, sipas raportimeve.

Kapiteni Albertland Agudelo, nga policia e trafikut të departamentit të Narinos, tha: “Për fat të keq, kemi një numër prej 20 personash të vdekur”.