` . Përmbaruesit kanë bllokuar llogarinë e VMRO-së - TV SHENJA

Përmbaruesit kanë bllokuar llogarinë e VMRO-së

Përmbaruesit kanë bllokuar llogarinë e VMRO-DPMNE-së për shkak të borxheve të papaguara në lidhje me pikturat artistike, gjegjësisht kornizat e vendosura në selinë e partisë. Shuma që partia duhet të paguajë është e panjohur për momentin, ndërsa borxhi është nga koha e ish-udhëheqjes së kryesuar nga ish-kryetari Nikolla Gruevski, transmeton Portalb.

Fotografitë janë bërë pas ndërtimit të selisë së re të partisë, e cila është e pajisur në mënyrë luksoze. Emri i kompanisë që bllokoi llogarinë, nuk është zbuluar nga partia deri më tani. Nga atje, vetëm konfirmojnë informacionin në lidhje me borxhin dhe përmendin se ai është i disa viteve më parë, shkruan a1on.

Në selinë e VMRO-DPMNE-së pas ndërtimit ishin rreth 270 piktura artistike. Motivet e fotografive janë nga tubimet e partisë, ndërsa ka disa ku janë të pikturuar ish-udhëheqja e kësaj partie. Disa prej tyre ishin me korniza të praruara. Personazhet e Nikolla Gruevskit me gruan e tij Borkica, Gordana Jankullovska, Zoran Stavrevski, Vllatko Gjorçev, Antonio Millososki, Trajko Veljanovski, Nikolla Todorov janë disa prej pikturave, të cilat janë pikturuar nga autorë të huaj.