` . Përleshjet në vijën e frontit Armeni-Azerbajxhan vazhduan gjatë natës - TV SHENJA

Përleshjet në vijën e frontit Armeni-Azerbajxhan vazhduan gjatë natës

Ushtria e Azerbajxhanit vazhdoi gjatë natës kundërsulmin ndaj ushtrisë së Armenisë për të çliruar tokat e okupuara, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes së Azerbajxhanit, thuhet se njësitë e ushtrisë gjatë natës kanë zhvilluar sulme artilerike ndaj pozicioneve të forcave armene në tokat e okupuara.

Ministria gjithashtu publikoi edhe pamjet e sulmeve artilerike ndaj pozicioneve armene.