Përleshjes fizike në një kafenë në Kumanovë, theret me thikë një person

Një banor i Kumanovës është therur me thikë gjatë një përleshje fizike që ka ndodhur në një kafene në Kumanovë.
Sipas MPB-së, incidenti ka ndodhur dje në kafenenë në rrugën “Treta Makendonska udarna Brigada”.
“A.A (32) dhe SH.J (20), të dytë nga Kumanova, kanë sulmuar B.I (32) nga Kumanova. Sipas denoncimit, ata me mjete kanë goditur B.I,. ndërsa në një moment B.I ka nxjerr thikën dhe ka therur A.A në pjesën e barkut. A.A menjëherë është dërguar në Spitalin në Kumanovë, po ashtu edhe B.I i cili ka pasur lëndime të rënda trupore”, njoftojnë nga MPB.
Policia është duke ndërmarr masa për zbardhjen e plotë të rastit.