Përleshje fizike mes katër personave në Gostivar, i përfshirë edhe një shtetas zviceran

Përleshje fizike mes katër personave në Gostivar, i përfshirë edhe një shtetas zviceran

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme janë arrestuar 4 persona nga rajoni i Gostivarit, pasi të njëjtit janë përleshur fizikisht pas mosmarrëveshjeve që kanë pasur më herët.

“Më 07.08.2022, rreth orës 17:30 në Trebisht të Gostivarit, për shkak të një keqkuptimi të mëparshëm, ka ndodhur prishje e rendit dhe qetësisë publike me sulm fizik nga S.S. (40) nga Gostivari, i cili jeton në Zvicër dhe S.I.(34) nga Trebishti i Gostivarit me personat A.B.(33) dhe F.B.(33), të dy nga Vrapçishti i Gostivarit. Personat janë privuar nga liria dhe ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës”, theksojnë nga SPB-Tetovë.