` . Përleshje etnike në Sudan, disa të vdekur dhe dhjetëra të plagosur - TV SHENJA

Përleshje etnike në Sudan, disa të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Të paktën dy persona kanë humbur jetën, ndërsa 28 të tjerë janë plagosur si pasojë e përleshjes etnike në shtetin Kassala të Sudanit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë zyrtare të Sudanit, SUNA, mbrëmjen e së premtes në Kassala shpërtheu një përleshje etnike.

Si rezultat i përleshjes humbën jetën dy persona, ndërsa u plagosën 28 të tjerë prej të cilëve 7 gjendje të rëndë. Ndërkohë janë dëmtuar shumë automjete dhe shtëpi.

Salah Sayyid Ahmed nga fisi Al Nuba pretendoi se përleshja u shkaktua nga një grup i fisit Zaghawa.

Forcat e sigurisë theksohet se përjetojnë vështirësi për të marrë nën kontroll rajonin.