Përleshje e armatosur në Gostivar, vritet një 28-vjeçar

Përleshje e armatosur në Gostivar, vritet një 28-vjeçar

Një person nga mbetur i vrarë në një oërleshje të armatosur në Gostivar në orët e mbrëmjes së sotme (17.09.2022.  Viktima është një 28-vjeçar i cili nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në spitalin e Gostivarit. Shkaqet e këtij incidenti ende nuk e as dorasi, ndërsa policia dhe prokurori kujdestar janë ende në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit.

“Sonte (17-shtator) rreth orës 19:40 në SPB -Tetovë është raportuar se në Spitalin e Gostivarit “Ferid Murad” është dërguar në gjendje të rëndë një 28-vjeçar me inicialet G.A. nga Gostivari, me plagë të mëdha në kokë të shkaktuara nga armë zjarri. Personit në fjalë i është dhënë ndihma e parë mjekësore, por nuk ka mundur t’u mbijetoj plagëve të marra. Ndërkohë SPB-ja e Tetovë po merr të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.