Përfundon protesta para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

Përfundon protesta para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

Ka përfunduar protesta para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, kundër propozimit francez, raporton SHENJA.
Protestuesit u nisën nga Qeveria e Maqedonisë, ndalua tek ministria e Drejtësisë, ku në tokë shkruan një parullë në tokë “Do të fitojmë”.
Më pas ata u nisën për tek Kuvendi, ku edhe përfundoi protesta.,
Protestueseve ju drejtuan Martin Trenevski, i cili tha se atyre nuk ju mbetet asgjë përpos mobilizimit për të mbrojtur, siç tha ai “të drejtat e tyre”.
Po ashtu edhe aktorja Vesna Petrushevska, tha se për identitetin maqedonas nuk ka negociata.
Kjo ishte dita e shtatë e protestave kundër propozimit francez që organizohet nën moton “Ultimatum- JO faleminderit”. /SHENJA/