Përfundon pjesa e parë: Tri gola të anuluara për Argjentinën që kryeson 1-0 ndaj Arabisë Saudite

Përfundon pjesa e parë: Tri gola të anuluara për Argjentinën që kryeson 1-0 ndaj Arabisë Saudite

Ka përfunduar pjesa e parë në mes të Argjentinës dhe Arabisë Saudite në kuadër të fazës së grupeve në Kupën e Botës.
Ekipi i Scalonit është duke udhëhequr me rezultat 1-0, falë golit të Lionel Messit nga pika e bardhë në minutën e 9’.
Ajo që vlen të veçohet në këtë 45-minutësh është se kurtha e off-side, e bërë nga Arabia Saudite, funksionoi tri herë, pasi u anuluan tri gola për pozicion jashtë loje.

Mbetet të shihet nëse pjesa e dytë do të sjell ndryshim rezultati.