Përfundon pjesa e parë të intervistimit të ish-komandantit të UÇK-së

Përfundon pjesa e parë të intervistimit të ish-komandantit të UÇK-së

Ish-komandanti i UÇK-së, Rrustem Mustafa, ka përfunduar pjesën e parë të intervistimit nga Prokurori Special në Hagë të Holandës.

Mustafa aktualisht po pauzon pas më shumë se dy orë inetvistimi në Zyrën Prokurorit të Specializuar, intervistë kjo e zhvilluar në prani të avokatit mbrojtës Arianit Koci .

Më pas pritet të vazhdojë pjesa e dytë e intervistimit.

Veç tij, të dielën për në Hagë u nis edhe ish-komandanti, Sami Lushtaku, i cili pritet të intervistohet dy ditë pas Mustafës.