Përfundon pjesa e parë Angli-Iran, “Tre luanët” shënuan tri gola

Përfundon pjesa e parë Angli-Iran, “Tre luanët” shënuan tri gola

Ka përfunduar edhe pjesa e parë në ndeshjen, Angli-Iran e cila po zhvillohet në stadiumin “Khalifa International”, me fillim nga ora 14:00, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“Tre Luanët” arritën të shënojnë tri gola në këtë pjesë të parë.

Goli i parë për Anglinë erdhi në minutën e 35-të nga Jade Bellingham.
Luke Shaw bëri një krosim të mirë në zonë kurse Bellingham shënoi gol të bukur për kokë për ta kaluar Anglinë në avantazh.

I dyti gol erdhi nga lojtari Saka në minutën e 43, pas një asistimi nga Harry Maguire, ndërsa goli i tretë nga “Tre Luanët” erdhi pikërisht nga Raheem Sterling në minutën e 45-të.

Loja për Iranin qysh në fillim nuk nisi mirë, pasi në minutat e parë portieri i këtij ekipi, pas një përplasje me bashkëlojtarin e tij, duke mbetur kështu i shtrirë në fushë.