Përfundojnë ndeshjet: Liverpooli mposht West Hamin, Chelsea barazon ndaj Brendfordit

Përfundojnë ndeshjet: Liverpooli mposht West Hamin, Chelsea barazon ndaj Brendfordit

Katër ndeshje të Premier League u luajtën në orën 20:30 dhe skuadra e Liverpool-it vazhdoi formën pozitive.

Liverpool ishte në formë mjaft të dobët, por fitorja ndaj Manchester Cityt e ngriti lart skuadrën. Në krahët e atij triumfi “të kuqtë” mposhtën sot West Hamin me rezultat 1-0.
E pamë skuadrën vendase të kalojë në avantazh në minutën e 22-të. Kostast Tsimikas dërgoi në një krosim fantastik nga e majta dhe Darwin Nunez shënoi bukur me kokë golin e tij të parë në Anfield.
Në minutën e 45-të, mysafirët patën mundësi të shënonin nga penalltia. Megjithatë, Alisson priti goditjen e Jarrod Bowen dhe pak më parë pamë një lëvizje të çuditshme të Virgil van Dijk, i cili fjalë për fjalë gërmoi pikën e bardhë me këpucën e tij për të shpërqendruar kundërshtarin.

Minutat e fundit sollën një shans të madh për mysafirët nga Londra. Tomas Soucek ishte gati të gjuante në një portë pothuajse të zbrazët në zonë, por James Milner shpëtoi fitoren e vendasve me një ndërhyrje të pabesueshme.

Armando Broja e nisi si titullar derbin e vogël të Londrës Brentford-Chelsea, por nuk mundi të bënte diferencë të madhe, pasi sfida u mbyll me barazim pa gola.

Sulmuesi shqiptar luajti për 62 minuta, ndërsa “blutë” e Londrës dominuan vetëm në fraksionin e parë, pasi në pjesën e dytë sfida ishte disi e balancuar.

Broja tentoi të gjente rrugën drejt rrjetës në disa raste, megjithatë shqiptari ishte i pafat dhe në minutën e 62’ trajneri Potter vendosi ta zëvendësonte me Sterling.

Pas këtij takimi Brentford renditet në vend të 9-të me 14 pikë, teksa Chelsea në vend të 4-ët me 20 pikë.

Në derbin e bregdetit jugor, Southampton fitoi me rezultat 0-1 ndaj Bournemouth. Golin e vetëm e shënoi Che Adams, ndërsa Newcastle vazhdoi me një seri rezultatesh të shkëlqyera dhe goli i Miguel Almiron mposhti Evertonin (1-0).

Rezultatet dhe golashënuesit:

Liverpool – West Ham 1-0 (Nunez 22′)

Brentford – Chelsea 0-0

Newcastle – Everton 1-0 (Almiron 31′)

Bournemouth – Southampton 0-1 (Adams 9′)