Përfundoi protesta kundër propozimit francez

Përfundoi protesta kundër propozimit francez

Përfundoi protesta në të cilën, sot për të tetën ditë qytetarët kërkuan të hidhet poshtë propozimi francez për zhbllokimin e fillimit të negociatave inkuadruese të vendit me Bashkimin Evropian.

Me transparenta “Ultimatum, jo faleminderit” dhe “Megjithatë, ne do të fitojmë”, qytetarët u nisën nga Qeveria deri te Ministria e Drejtësisë dhe u ndalën para Kuvendit, duke brohoritur “dorëheqje”. U dërguan mesazhe për bashkim kombëtar dhe për dalje masive në protesta.

Protesta ka përfunduar pa asnjë incident dhe e qetë. Protestuesit paralajmëruan se do të vazhdojnë me protestë edhe ditëve në vijim.