Përfaqësuesi i Putinit: Vazhdojmë operacionin ushtarak, do të arrijmë qëllimet tona në Ukrainë

Përfaqësuesi i Putinit: Vazhdojmë operacionin ushtarak, do të arrijmë qëllimet tona në Ukrainë

Rusia do të arrijë qëllimet që ka vendosur në Ukrainë, duke vazhduar operacionin e saj special ushtarak, tha më herët zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Disa orë pas pjesëmarrjes së presidentit ukrainas në Samitin e G2- dhe teksa forcat ruse nisën sulmin me raketa në kryeqytetin e Ukrainës, përfaqësuesi I Putinit vuri në dukje se “Kievi nuk dëshiron bisedime me Moskën”.

“Pozicioni de facto dhe de jure i palës ukrainase, i cili është ekspozuar vazhdimisht nga presidenti Zelensky dëshmon se Ukraina nuk mundët dhe nuk dëshiron të zhvillojë dialog”, tha përfaqësuesu i Putinit.

“Për këtë arsyen objektivat e Rusisë do të realizohen përmes vazhdimit të operacionit special ushtarak”, tha Peskov.

Më herët, zëdhënësi i Kremlinit kishte refuzuar të zbulonte detaje në lidhje me bisedimet e djeshme midis shefit të CIA-s, William Burns dhe spiunit rus Sergei Naryskin në Ankara.

“Nuk kemi çfarë të themi për përmbajtjen e këtyre bisedimeve”, u përgjigj me ton kategorik përfaqësuesi i Vladimir Putinit, i cili dje zbuloi se takimi është zhvilluar pas një nisme amerikane.