` . Për t’i mbrojtur sytë, Google po sjell “dark mode” - TV SHENJA

Për t’i mbrojtur sytë, Google po sjell “dark mode”

Google duket se është duke e lansuar një version të errët për motorin e kërkimit, por vetëm disa njerëz e kanë për momentin.

Nëse ky lansim është bërë edhe për sistemin tuaj dhe tashmë sistemin e keni të vendosur në “dark mode”, atëherë edhe prapavija e faqeve në Google do të transformohet në ngjyrë të errët.

Ja një shembull se si duket versioni i ri:

Shumë njerëz thanë se Google iu ndryshua automatikisht në “dark mode”, transmeton Lajmi.net. Por, duket se këtë version të ri nuk e kanë të gjithë.