` . Për shkak të një sëmundjeje gjenetike nuk guxon të dalë në diell - TV SHENJA

Për shkak të një sëmundjeje gjenetike nuk guxon të dalë në diell

Fatima Ghazaoui, 28 vjeçe nga Maroku, ka një sëmundje të rrallë të lëkurës e cila quhet Xeroderma Pigmentosum.

Kjo sëmundje gjenetike ndalon rigjenerimin e lëkurës pas ekspozimit ndaj rrezeve ultraviolete, rreze të cilat i ka drita e diellit dhe disa drita artificiale, dhe bën që personi të jetë më i rrezikuar nga kanceri.

Për shkak kësaj sëmundjeje dita e Fatimas nis natën, dhe rrallë herë del gjatë ditës. Kur del mban një maskë speciale për mbrojte, e cila duket si helmetë e astronautëve.

Kur kishte qenë vetë dy vjeçe, Fatima ishte diagnostifikuar me këtë sëmundje të rrallë, pasi që prindërit e saj vërejtën njollat në lëkurë, shkruan Daily Mail.

Andaj Fatima nuk ka dalë në dritë të ditës për më shumë se 20 vjet pa mbajtur dorezat dhe helmetën, të cilën me shumë dashuri e quan “helmeta e NASA-s”, dhe kryesisht e nis ditën kur bie nata, transmeton KOHA.

“Rrallë dal ditën, por nëse duhet gjithsesi, mbaj helmetën time të NASA-s dhe dorëzat për t’u mbrojtur nga rrezet e diellit”, ka thënë ajo.

“Dita ime dallon nga dita e njerëzve tjerë. E kaloj tërë ditën brenda dhe për mua fillon kur të bie nata”.

Kjo sëmundje do të thotë që Fatima mund të digjet shumë lehtë nga dielli, edhe kur koha është me re, dhe vuan nga njolla të shumta në lëkurë. Digjet shumë lehtë dhe është vazhdimisht e rrezikuar nga kanceri i lëkurës.