Për shkak të borës disa linja të autobusëve nuk qarkullojnë, disa janë shkurtuar

Për shkak të borës disa linja të autobusëve nuk qarkullojnë, disa janë shkurtuar

Për shkak të reshjeve të borës disa linja të autobusëve në qytet dhe periferi janë shkurtuar. Nuk qarkullojnë autobusët deri në Vodno të Mesme dhe Nerez dhe linjat periferike 64. 74, 80 dhe 81.
Siç kanë njoftuar nga NTP “Shkup”, nga linjat periferike autobusi me numër 58 deri në fshatin Dobri Doll, qarkullon deri në komunën Sopishte. Autobusi me numër 32 deri në Saraj.
Autobusi me numër 47 qarkullon deri në udhëkryqin në fshatin Lubancë, ndërsa 47 deri në hyrjen e fshatit Luboten.
Autobusi me numër 51 qarkullon deri tek ura në Moranë, 53 deri në fshatin Katllanovë, 55b deri në udhëkryqin në Haraçinë, 55 v deri tek deponia.
Autobusi me numër 70 qarkullon nga rruga e re deri në Drisllë.
Qytetarët për të gjitha linjat mund të informohen në faqen e NTP “Shkup”.