` . Për një javë në Maqedoninë e Veriut nga KOVID-19 kanë vdekur 142 persona - TV SHENJA

Për një javë në Maqedoninë e Veriut nga KOVID-19 kanë vdekur 142 persona

Maqedonia shënon rënie të rasteve të reja dhe vdekjeve nga coronavirusi nëse e krahason me javën e kaluar. Për një javë në Maqedoni ka pasur 142 vdekje në 22 qytete në krahasim me 194 vdekjet e javës së kaluar.

Pjesa më e madhe janë nga Shkupi 47, ndërsa më pas vjen Strumica 13, Kumanova 12, Gostivari 11, kurse sipas moshës, më së shumti janë pacientët me mbi 60 vjet.
“Vërehet ulje e rasteve të reja gati te të gjitha moshat, ndërsa më së shumti ka te mosha 20-29 vjet (për 40.1% më pak në krahasim me javën e kaliar), ndërsa te mosha 0-9 ka rritje prej 11.8% në krahasim me javën e kaluar”, thonë nga ISHP.

Në spitale ka gjithsej 983 persona të hospitalizuar, ndërsa prej tyre 670 janë me mbështetje oksigjeni dhe 32 në ventilim mekanik.