‘Për hajër’, Rama uron presidentin e ri

‘Për hajër’, Rama uron presidentin e ri

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka postuar në faqen e tij në Facebook nga ceremonia e botimit të presidentit të ri të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

Në mbishkrimin e fotove thuhej “Për hajër”. Kaq shkurt ka zgjedhur Rama të urojë presidencën e re.

Bajram Begaj është kandidati që Partia Socialiste propozoi për president në 4 qershor. Në Kuvend, Begaj mori 78 vota pro dhe 4 vota kundër për t’u zgjedhur Presidenti i ri i Shqipërisë.

Begaj, i cili ka një karrierë më shumë se 30 vjeçare në Forcat e Armatosura të Shqipërisë, prej vitit 2020 shërben në rolin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. /Euronews/