Për 20 ditë ASK do të ketë drejtor të ri

Për 20 ditë ASK do të ketë drejtor të ri

Për 20 ditë prej sot, Agjencia për siguri nacionale do të ketë drejtor të ri. Dje, Qeveria mbajti mbledhje të mbyllur në të cilën drejtori informoi për rastin me marrjen e shtetësisë së Maqedonisë së Veriut nga ukrainasi Oleksandar Onishçenko. Nuk kam mundësi të jap informata më shumë sepse mbledhja ishte e mbyllur. Pati kumtesë nga ana e Qeverisë lidhur me konkludimin për marrje të shtetësisë, theksoi në mbledhjen e Kuvendit për parashtrim të pyetjeve të deputetëve kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Kovaçevski u përgjigj në pyetjen e deputetit Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE, i cili pyeti nëse në këto pesë muaj prej se është kryeministër, ka ditur për Onishçenkon, përkatësisht nëse drejtori i ASN-së Dimovski e ka informuar.

Pasi që kryeministri nuk u përgjigj drejtpërdrejtë në pyetjen, deputeti Milloshoski tha se Kovaçevski është dashur të jetë i informuar se i është dhënë shtetësi Onishçenkos, duke cekur se ai është i katërti në listën e zezë të SHBA-së, i cekur si zbulues i presidentit rus, Vlladimir Putin.

Onishçenko, sipas Milloshoskit, ka vendosur lidhje në vend që kur kryeministër ishte Zoran Zaev, për të sjellë gaz. Këtë, siç tha, e ka ditur Kovaçevski, por nuk guxon të tregojë më tepër.

Paraprakisht, në pjesën e përgjigjeve me shkrim deputetja Silvana Angelevska nga VMRO-DPMNE e lexoi përgjigjen e kryetarit të Qeverisë për atë se çfarë sasie e thëngjillit është furnizuar për nevojat e REK “Bitola” dhe TEC Osllomej, nga cilat vende, me çfarë çmimi dhe sa mjete janë paguar deri më tani.

“Për REK ‘Bitola’ janë marrë 223 637 tonë thëngjill nga Greqia dhe Shqipëria, për REK Osllomej janë marrë 414 136 tonë thëngjill nga Maqedonia, Greqia, Shqipëria dhe nga Kosova”, lexoi Angelevska, duke cekur se kjo ka të bëjë vetëm me vitin 2022.

Prej fillimit të vitit për furnizim të thëngjillit për REK “Bitola” dhe REK Osllomej janë paguar, sipas saj, dy miliardë 29 milionë e 500 mijë denarë apo 33 milionë euro.

“Nëse llogarisim në sasi të thëngjillit dhe ditëve të punës së REK “Bitola”, nëse punojnë dy blloqet me kapacitet të plotë, ato janë 27 ditë pune, nëse punojnë tre blloqet ato janë vetëm 18 ditë pune”, tha deputetja.