Pepe transferohet në ish-klubin e tij

Pepe transferohet në ish-klubin e tij

Ish-mbrojtësi i klubit turk Beşiktaş dhe atij spanjoll, Real Madrid, Pepe është rikthyer në ish-klubin e tij Porto, ku ka luajtur mes viteve 2004-2007, transmeton AA.

Portugezi 35 vjeçar nënshkroi marrëveshje me Porto-n deri në vitin 2021.

Porto njoftoi këtë transferim nëpërmjet rrjetit social me mesazhin “Mirë se erdhe në shtëpinë tënde” në gjuhën portugeze, spanjolle dhe atë angleze.

Pepe në karrierën e tij mes viteve 2004-2007 me fanellën e Porto-s kishte shënuar 8 gola në 89 ndeshje. Në këtë periudhë ai me klubin e tij fitoi gjithsej 6 trofe, prej të cilëve 2 në ligë.