Pensionet do të rriten për rreth 7 për qind

Pensionet do të rriten për rreth 7 për qind

Pensionistët në fund të muajit do të marrin rreth shtatë për qind rritje të pensioneve, në përputhje me metodologjinë e re e miratuar në mars të vitit 2022.
Këtë e ka deklaruar ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska në Shtip.
Ajo tha se janë diku 36 mijë amvisëri të cilët marrin ndihmën e garantuar minimale të cilët janë të kyçur në sistemin për mbrojtje sociale.
“Sistemi nga viti 2019 në pjesën e uljes së varfërisë po jep efekte posaçërisht në pandeminë dhe krizën ekonomike me të cilën po ballafaqohemi është sistem i hapur i cili shpejt i kyç të gjithë ata që në moment të caktuar janë gjetur në situatë të jenë materialisht të pasiguruar. Ekzistojnë masa për familje me një prindër, si dhe ato me dy, tre apo më shumë fëmijë, shtesë arsimor për fëmijë i cili ka përfshirë më tepër familje për dallim nga sistemi tjetër i cili i kufizonte familje të marrin shtesat”, ka thënë Trençevska, përcjell SHENJA.