Pendarovski: Vendi nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme parlamentare

Pendarovski: Vendi nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme parlamentare

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski vlerëson në vend se vendi nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Pas dorëheqjes nga posti i kryeministrit, ish-kryeministri Zoran Zaev është zhdukur për një moment nga opinioni maqedonas.

I pyetur për marrëdhëniet me ish-kryeministrin Zoran Zaev, presidenti Stevo Pendarovski, për “Utrinski Brifing” thotë se “herën e fundit i kam dërguar një ose dy mesazhe Zaevit. E di që është shpërngulur në Strumicë dhe jeton atje, rrallë vjen në Shkup”.

Ai bëri të ditur se do të formojë një fondacion me të cilin do të dëshirojë të zhvillojë aktivitete.