Pendarovski: Propozimi i modifikuar francez shumë më i mirë se propozimi paraprak

Pendarovski: Propozimi i modifikuar francez shumë më i mirë se propozimi paraprak

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski, në një deklaratë televizive ka theksuar se propozimi i modifikuar francez, që ka mbërritur në Shkup, është shumë më i mirë se propozimi paraprak.

“Presidenti francez Macron më njoftoi, kurse unë ia transmetova Kryeministrit Kovaçevski, se Franca si kryesuese e BE-së, do të bëjë modifikime në tekstin e propozuar të kornizës negociuese. Mund të them se propozimi i modifikuar francez është shumë më i mirë se i mëparshmi. Nëse kjo mjafton, për momentin do të përmbahem. Nuk guxojmë ta përsërisim gabimin e herës së kaluar. Nuk mundet askush, as Presidenti, Kryeministri ose dikush tjetër të flas në emër të gjithë kombit, ekzistojnë institucione kompetente”, ka thënë Pendarovski për Tv Sitel.

Presidenti Pendarovski, ka deklaruar se është i njoftuar me përmbajtjen e propozimit, por siç tha ai, nuk do ta komentojë derisa nuk ka një përgjigje zyrtare nga Sofja dhe Shkupi.