Pendarovski për krizën energjetike: Nevojitet solidaritet më i gjerë evropian

Pendarovski për krizën energjetike: Nevojitet solidaritet më i gjerë evropian

Në Bullgari sot është përuruar interkonjektori i cili sjell gazin nga Greqia dhe vlerësohet se do të ndikojë për zbutjen e krizës energjetike që e pret rajonin. Në këtë ceremoni ishte i pranishëm edhe presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, i cili ka deklaruar se kjo është një mundësi e re për të diversifikuar furnizimet me gaz jo vetëm për Ballkanin por për të gjithë Evropën Juglindore. Pendarovski e përgëzoi Azerbajxhanin për rolin konstruktiv në të gjithë këtë proces, si dhe Bullgarinë dhe Greqinë, të cilat me zgjerimin e infrastrukturës së tyre energjetike po ndihmojnë në lidhjen e të gjithë rajonit.

STEVO PENDAROVSKI, PRESIDENT

“Nevojitet solidaritet më i gjerë evropian po aq sa bashkëpunimi rajonal.  Solidariteti evropian në veprim mund të zbusë euroskepticizmin që ka qenë një rrezik kohët e fundit. Ne presim më pak biseda dhe më shumë veprime. Në rrethanat aktuale, mënyra më e lehtë për të ndihmuar ekonomitë tona është që BE të forcojë mekanizmat tanë të integrimit evropian me instrumentet e nevojshme”

/SHENJA/