Pendarovski me bashkëshorten do të marin pjesë në varrimin e mbretëreshës Elizabeta e Dytë

Pendarovski me bashkëshorten do të marin pjesë në varrimin e mbretëreshës Elizabeta e Dytë

Presidenti Stevo Pendarovski me bashkëshorten do të marrin pjesë në varrimin shtetëror të Mbretëreshës Elizabeta e Dytë në Londër, kumtoi sot kabineti i presidentit Pendarovski.

Varrimi do të mbahet më 19 shtator (e hënë) në Londër.

Mbretëresha Elizabeta e Dytë ndërroi jetë në moshën 96-vjeçare më 8 shtator, Ajo ishte monarkja me sundim më të gjatë në historinë britanike dhe shefja më e moshuar e një shteti në botë.