Pendarovski mbajti fjalim në Këshillin vjetor të ambasadorëve

Pendarovski mbajti fjalim në Këshillin vjetor të ambasadorëve

Presidenti Stevo Pendarovski sot iu drejtua ambasadorëve dhe shefave të misioneve diplomatike dhe konsullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut jashtë vendit, në kuadër të Këshillit vjetor të Ambasadorëve, që organizohet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në fjalën e tij, presidenti Pendarovski bëri një pasqyrë të shkurtër të situatës së brendshme politike të këtij viti, duke theksuar sfidat ekonomike dhe krizën energjetike, si dhe luftën kundër korrupsionit.

Në kuadrin e aspekteve të politikës së jashtme, presidenti foli për fillimin e negociatave me BE-në, përpjekjet për të rikthyer besimin në integrimet evropiane dhe rritjen e mbështetjes për anëtarësim në Union, si dhe për hapat e mëtejshëm në negociata.

Presidenti iu referua edhe luftës në Ukrainë dhe situatës në rajon nga pikëpamja e sigurisë, duke theksuar pozicionimin e Maqedonisë së Veriut në rajon më të gjerë dhe fokusimin e shtuar të Bashkimit Europian në rajon.

Presidenti foli edhe për kryesimin e ardhshëm të Maqedonisë me OSBE-në, si dhe për nevojën e forcimit të bashkëpunimit bilateral me vendet në të cilat janë të akredituar shefat e misioneve diplomatike-konsullore.