Pendarovski: Këto janë tre elementet pse ky propozim është i pranueshëm për mua!

Pendarovski: Këto janë tre elementet pse ky propozim është i pranueshëm për mua!

Presidenti Stevo Pendarovski tha se tre elemente janë të rëndësishëm. E para, me propozimin hiqet vetoja bullgare e cila zgjat dy vite dhe lejon hapje formale të bisedimeve pas 17 viteve pritje.

“E dyta mundëson proces të skriningut që është fazë e patjetërsueshme para fazës së bisedimeve për kapitujt, dhe e treta që është shumë e rëndësishme, me asgjë nuk e cenon identitetin maqedonas, për shkak se për se ka formulim të qartë pa fusnota. Përse po e quaj kompromis transitor? Për shkak se e zgjidh problemin aktual, bllokadën aktuale, por në vete ka parashikuar bllokadë të re, e cila mund të jetë e brendshme. Duke e ditur konstalacionin e brendshëm, pragun prej dy të tretave, që për momentin është e paarritshme. Në këtë kusht përmbahet edhe paradoksi më i madh i propozimit. Këtu tek ne askush nuk është kundër futjes së bullgarëve në Kushtetutë por polarizimi i brendshëm e pamundëson konsensusin. Ky kusht mendoj se është pika më e dobët e këtij propozimi”, tha Pendarovski, raporton SHENJA.