Pendarovski: Është shqetësuese fakti se padrejtësitë historike ndaj romëve janë ende të gjalla

Pendarovski: Është shqetësuese fakti se padrejtësitë historike ndaj romëve janë ende të gjalla

Në Luftën e Dytë Botërore, mbi 500,000 romë u vranë në të gjithë Evropën dhe Ballkanin. Është shqetësuese që sot edhe në shoqëritë moderne demokratike, padrejtësitë historike ndaj romëve janë ende të gjalla, ka shkruar presidenti i shtetit Stevo Pendarovski në profilin e tij në Fejsbuk.

“Përgjegjësia jonë e përbashkët historike dhe civilizuese është që publikisht t’i kundërshtojmë fenomenet e tilla, në mënyrë që tragjeditë e Luftës së Dytë Botërore të mos përsëriten kurrë”, porositi  kreu i shtetit Pendarovski.