` . Pasojat e tragjedisë së Velipojës: Dy mjekë të arrestuar - TV SHENJA

Pasojat e tragjedisë së Velipojës: Dy mjekë të arrestuar

Dy mjekë të QSUT, si dhe i ati i babait të lmidin Dylit, 17-vjeçari që u plagos në masakrën e Velipojës, janë arrestuar për korrupsion pasiv.

Në pranga ranë Serdi Memini, 34 vjeç, me profesion mjek kirurg ortoped dhe Ervin Sulaj, 45 vjeç, me profesion mjek anestezist reanimator pranë QSUT.

Ndalimi i tyre u bë për arsye se në ambientet e një qendre spitalore në Tiranë, pas një operacioni mjekësor që kirurgu Serdi Memini dhe anestezisti Ervin Sulaj i kanë bërë shtetasit Elmidin Dyli, i plagosur mbrëmjen e datës 27 qershor, në Velipojë, i ati i pacientit, shtetasi Fatbardh Dyli  dyshohet se iu ka dhënë të dy mjekëve një sasi parash për kryerjen e operacionit.

Gjithashtu u bë ndalimi për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, i shtetasit Fatbardh Dyli, 40 vjeç, banues në Shkodër.

Pas kontrolleve të ushtruara, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën 377.000 lekë të rinj dhe 55 euro. /tesheshi/