Pasojat e tërmetit 7.4 shkallë të Rihterit që goditi Meksikën, gjithqka dridhet – nga veturat e deri ndërtesat shumëkatëshe

Pasojat e tërmetit 7.4 shkallë të Rihterit që goditi Meksikën, gjithqka dridhet – nga veturat e deri ndërtesat shumëkatëshe

Derisa më herët ishte raportuar se fuqia shkatërruese e tërmetit që goditi sot Meksikën ishte 7.4 shkallë të Rihterit, ekspertët e fushës tani thonë se në fakt ishte 7.7.

Në anën tjetër nga lëkundjet e fuqishme, një person raportohet se ka humbur jetën, kurse dëmet materiale kanë filluar të dokumentohen me video të ndryshme amatore, transmeton Telegrafi.

Ky tërmet po konsiderohet si një prej më të fuqishmëve që ka goditur sivjet diku në botë. E tërmete të ngjashme kishin goditur Meksikën gjatë vitit 1985 dhe 2017.

Nga fuqia shkatërruese e këtij tërmeti, një objekt shumëkatësh shihet se si lëkundet me aq lehtësi e një spital i tërë është bërë rrafsh me tokë.