Pasiguri në tregun e “arit të zi”

Pasiguri në tregun e “arit të zi”

Në tregjet botërore, çmimet e naftës u luhatën ndjeshëm javën e kaluar për shkak se tregtarët janë të shqetësuar për rreziqet e recesionit në një sërë ekonomish, ndërkohë që mbështetja e çmimeve ofrohet nga njoftimi për uljen e prodhimit të OPEC-ut.

Çmimi i fuçisë në tregun e Londrës u rrit javën e kaluar me dy për qind, në 93,50 dollarë, ndërsa në tregun amerikan çmimi i fuçisë u ul me 0,7 për qind, në 85,05 dollarë.

Javën e kaluar pati pasiguri në tregjet e naftës, kështu që një ditë çmimet e fuçive u rritën dhe ditën tjetër ranë.

Në tregun evropian, çmimi i naftës u rrit për shkak të hyrjes së fundit në fuqi të ndalimit të importit të naftës dhe derivateve ruse në Bashkimin Evropian, si dhe vendimit të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe aleatët e saj për të ulur prodhimin me dy milionë fuçi në ditë nga nëntori.

Çmimet mbështeten gjithashtu nga shpresa e tregtarëve se Kina do të lehtësojë masat e rrepta për të frenuar përhapjen e COVID-19 dhe për të rritur konsumin e karburantit. /tesheshi.com/