` . Pasi të përfundojë me futbollin – Benzema paralajmëron debutimin në boks - TV SHENJA

Pasi të përfundojë me futbollin – Benzema paralajmëron debutimin në boks

Karim Benzema ka befasuar të gjithë me deklaratën e fundit, duke thënë se ai po tenton debutimin në boks.

Sulmuesi francez që luan te Real Madridi mendon se po sa të përfundojë karrierën në futboll, atëherë do të përgatitet për një aventurë në boks.

Në një intervistë me kickbokserin Fouad Ebiri, Benzema ka thënë se i adhuron sportet luftarake, duke mos fshehur dashurinë për legjendën Mike Tyson.

“Gjithmonë i shikoj me shumë vëmendje sportet luftarake, e adhuroj të stërvitem. Kur të përfundoj karriera ime në futboll, pse mos të stërvitem me ju për gjashtë muaj?”, ka thënë francezi.

“Atëherë, kur ti mendon se unë jam i gatshëm që të ngjitem në ring, nuk do të kem problem që të debutojë. Betohem në Zot, jam gati për të”.

“Mike Tyson është legjenda që e kam shikuar me admirim dhe gjithmonë në rrugë me shokët kam bërë lëvizjet e tij”, ka shtuar më tej Benzema. /Telegrafi/