Pas Bojkut edhe dy rinovime tjera te Struga Trim Lum

Pas Besmir Bojkut, bashkëpunimin me Struga Trim Lum për dy vite e ka vazhduar Valentin Koçoski, teksa kapiteni Flamur Tairi për një vit.
Sezonin e kaluar Valentin Koçoski me fanellën “kuqebardhë” kontribuoi në 29 ndeshje, duke realizuar 2 gola dhe 4 asistime.
Ndërkaq. Tairi pjesë e Struga Trim Lum është tashmë 5 vite e gjysmë, duke qenë pjesë edhe e asaj gjenerate me të cilën kjo skuadër arriti suksesin më të madh, duke u inkuadruar në Ligën e Parë, por gjithashtu edhe pjesë e ekipit që luajti për herë të parë në Europë vitin e kaluar.