Partnerët e koalicionit nënshkruajnë deklaratë, Kovaçevski: Nuk ka zgjedhje të parakohshme

Partnerët e koalicionit nënshkruajnë deklaratë, Kovaçevski: Nuk ka zgjedhje të parakohshme

Kryeministri Dimitar Kovaçevski pas mbarimit të takimit me partnerët e koalicionit, tha se në këtë takim është nënshkruar deklaratë për sigurimin e stabilitetit për qytetarët dhe sektorin e biznesit.

Sipas tij qëllimi i kësaj deklarate është të jep garancion shtesë, por edhe përkushtim për ballafaqim me pasojat negative që vijnë që nga lufta e dytë botërore.

“Të gjithë së bashku diskutuam se zgjedhjet e parakohshme nuk do të zgjidhin problemet e qytetarëve por do ti thellojnë ato. Për këtë shkak po e mbyllim këtë çështje, zgjedhjet e ardhshme do të mbahen në terminin e rregullt në vitin 2024”, tha Kovacevski, raporton SHENJA.

Ai tha se në periudhën e ardhshme do të ketë pako masa të reja, luftë kundër korrupsionit dhe reformat për BE.