Partizani i Tiranës “pret” rrugën e Shkëndijës drejt Çinarit

Partizani i Tiranës “pret” rrugën e Shkëndijës drejt Çinarit

Njohja e ambientit, jeta në Tiranë, marrëdhëniet e mira ndërmjet Partizanit dhe Samsunsporit prej ku futbollisti shkoi në Turqi apo një arsye tjetër e panjohur duket të jetë bërë pengesë për realizimin e transferimit të Eraldo Çinarit te Shkëndija e Tetovës. Edhe pse kuqezinjtë e kishin anësorin shkodran si target për fazën e sulmit, madje nuk ka munguar oferta e mirë finansiare, duket se 25 vjeçari preferon të mos eksperimentojë dhe sipas mediave të Shqipërisë përparësi duket t’i japë rikthimit te Partizani i Tiranës. Rrugën e huazimit e lehtëson marrëdhënia mes dy klubeve, pasi pikërisht Samsunspor angazhoi Çinarin nga rradhët e Partizanit dhe një kthim i lojtarit në Tiranë te të kuqtë duket shumë i kapshëm për tre palët. Kështu edhe pse akoma asgjë s’është zyrtare dhe në merkato gjërat ndryshojnë nga momenti në moment, megjithatë duket se Shkëndija duhet të ndryshojë target dhe tashmë Çinari shtohet në listën e Kristal Abazajt e Odise Rroshit si dëshira të pa realizuara nga kuqezinjtë. /SHENJA/