​Parlamenti ukrainas zgjat edhe për 90 ditë gjendjen e luftës

​Parlamenti ukrainas zgjat edhe për 90 ditë gjendjen e luftës

Parlamenti i Ukrainës ka zgjatur sot gjendjen e luftës dhe mobilizimin e përgjithshëm në vend edhe për 90 ditë.

“Ukraina ka dashur gjithmonë paqe dhe i ka ofruar shumë herë në formate të ndryshme negociuese udhëheqjes ruse për t’i dhënë fund luftës dhe për të çliruar tokën ukrainase nga okupimi”, tha presidenti Volodymyr Zelensky.

Rusia, shtoi ai, beson te terrori dhe vazhdon të besojë “iluzionet e saj propagandistike dhe shpreson se do të arrijë diçka përmes formave të ndryshme të shantazhit – nuk do ta bëjë”.