Parlamenti bullgar do të debatoj rreth propozimit francez

Parlamenti bullgar do të debatoj rreth propozimit francez

Kuvendi i Bullgarisë sot do të diskutojë rreth propozimit të Presidencës franceze me BE-në për kornizën negociuese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Sofja.
Për më shumë se tre orë e gjysmë anëtarët e Komisionit Parlamentar të Punëve të Jashtme mbrëmë debatuan për tre zgjidhjet e propozuara. Ata nuk arritën t’i bashkojnë propozimet në një, por mbështetën propozimin e Bullgarisë Demokratike dhe Hristo Ivanov.