Parlamenti britanik refuzon marrëveshjen Brexit

Parlamenti britanik refuzon marrëveshjen Brexit

Me një votim me diferencë të madhe, anëtarët e parlamentit britanik refuzuan marrëveshjen e dakorduar midis kryeministres Theresa May dhe Bashkimit Evropian (BE) për largimin e vendit nga Unioni (Brexit), raporton AA.

Marrëveshja Brexit u refuzua me 432 vota kundër dhe 202 pro nga ana e parlamentit.

Pas rezultatit, kryeministrja britanike May pritet të mbajë brifing para deputetëve në lidhje me planin B të qeverisë.