Parashikimi i motit

Parashikimi i motit

Moti sot në vend do të jetë kryesisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu, sidomos pasdite dhe gjatë natës, të cilat do të jenë më të bollshme (mbi 30 l/m2). Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 11 gradë, ndërsa maksimalja prej 10 deri në 15 gradë. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi juglindor.

Në Shkup paradite moti do të jetë me vranësira, ndërsa pasdite dhe gjatë natës do të ketë reshje të kohëpaskohshme shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 7, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 12 gradë.