Parashikimi i motit

Parashikimi i motit

Sot në mëngjes në disa lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës së dobët. Gjatë ditës do të mbajë mot pjesërisht i vranët me periudha me diell, ndërsa pasdite do të ketë reshje të herëpashershme shiu. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi jugor, e cila vende-vende do të përforcohet.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri në 10, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 15 deri në 19 gradë.

Në Shkup me vranësira të pjesshme, pasdite dhe në fund të ditës me reshje të kohëpaskohshme shiu dhe me erë të dobët deri mesatare jugore.