Parashikimi i motit

Parashikimi i motit

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut, posaçërisht në orët e pasdites. Ndërkohë në mbrëmje do të fryjë erë e matur nga drejtimi jug-perëndimorë.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri në 10, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 14 deri në 18 gradë.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të përkohshme të shiut. Temperatura minimale do të ulet në 9, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 16 gradë Celsiusë.