Parashikimi i motit

Parashikimi i motit

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë dhe erë e matur, ndërsa përgjatë Vardarit e përforcuar nga drejtimi verior.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 1 deri në 10, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 17 deri në 23 gradë.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me diell dhe me vranësira të vogla. Do të fryjë dhe erë e matur, kohë pas kohe e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 20 gradë Celsiusë.