Parashikimi i motit

Parashikimi i motit

Moti sot në vend do të jetë me diell dhe stabil. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi verior.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 5 deri 15 gradë, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 24 deri 31 gradë celcius.

Sipas njoftimeve të DPHM-së, deri të premten do të mbajë mot stabil me rritje të ndjeshme të temperaturave. Vapë do të jetë veçanërisht ditën e enjte dhe të premte, kur temperatura ditore do të jetë mbi mesataren për këtë periudhë të vitit.