Parashikimi i motit

Parashikimi i motit

Moti sot do të jetë me diell dhe temperatura të larta. Do të fryjë një erë e lehtë në drejtim të pjesës veriperëndimore të vendit.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 12 deri 20 gradë, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 31 deri 39 gradë Celsius.
Nën ndikimin e një mase ajrore shumë të ngrohtë ditën e premte do të jetë edhe më e nxehtë, temperaturat në shumicën e vendeve do të jenë mbi 35 gradë, ndërsa në zonat juglindore edhe mbi 40 gradë Celsius.