Parashikimi i motit

Parashikimi i motit

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë pjesërisht i vranët dhe i paqëndrueshëm, në disa vende me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë.

Lokalisht proceset do të jenë më intensive në formë stuhie me reshje të dendura shiu, shkarkime të forta elektrike, erëra të forta dhe kushte për breshër të izoluar.

UV indeksi do të jetë = 7.

Ditën e premte do të ketë stabilizim të përkohshëm të motit, ndërsa në ditët e fundjavës pasdite do të ketë paraqitje të izoluar me vranësira të paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima.

Nga e diela do të fryjë erë e fortë veriore dhe temperatura do të bjerë.