Parashikimi i motit

Parashikimi i motit

Moti në Maqedoninë e Veriut sot në mëngjes është me vranësira lokale të ulëta deri në mesatare por i ngrohtë.

Pasdite dhe kah fundi i ditës do të jetë i paqëndrueshëm, në disa vende me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë.

Lokalisht proceset do të jenë më intensive në formë stuhie me reshje të dendura shiu, shkarkime të forta elektrike, erëra të forta dhe kushte për breshër të izoluar.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 12 deri në 21 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 33 deri në 39 gradë.

UV indeksi do të jetë = 9.

Në Shkup do të mbaj mot me diell me vranësira të vogla, në orët e vona të pasdites dhe në mbrëmje do të ketë mot jostabil, me reshje lokale të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë.