Parashikimi i motit

Parashikimi i motit

Moti sot në Maqedoni do te jetë me diell dhe i ngrohtë, me kushte për paraqitjen e vranësirave lokale mesatare.
Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare dhe herë pas here e fortë nga drejtimi verior.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 11 deri në 20 gradë , ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 29 deri në 37 gradë.

UV indeksi do të jetë =9.

Në Shkup do të mbaj mot me diell me vranësira të ulëta deri në mesatare dhe erë mesatare.

Temperatura minimale do të zbresë deri në 17 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 33 gradë.

Të premten dhe të shtunën pritet të mbajë mot i ndryshueshëm i vranët dhe i paqëndrueshëm, në disa vende me reshje të dendura shiu (mbi 20 l/m2) dhe rënie e ndjeshme të temperaturave.

Proceset lokale do të jenë në formë stuhie me shkarkime të forta elektrike, breshër dhe erëra të forta.

Të dielën do të ketë reshje të herëpashershme shiu, ndërsa nga e hëna moti do të jetë përsëri më stabil dhe me rritje graduale të temperaturave ditore.