Paralajmëron Lavrov: Ukraina të përmbushë propozimet e Moskës ose ushtria ruse…

Paralajmëron Lavrov: Ukraina të përmbushë propozimet e Moskës ose ushtria ruse…

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov ka deklaruar se propozimet e Moskës për çmilitarizimin dhe denazifikimin e Ukrainës janë të njohura për Kievin dhe i takon autoriteteve ukrainase t’i përmbushin ato.

Lavrov paralajmëron se në të kundërt ushtria ruse do të marrë vendimet e saj rreth kësaj çështjeje.

Më tej shtoi se propozimet e Rusisë për çmilitarizimin dhe denazifikimin e territoreve të kontrolluara nga Kievi, si dhe për eliminimin e kërcënimeve ndaj sigurisë së Rusisë, janë të njohura për Ukrainën.

“Çështja është e thjeshtë: përmbushni ato për të mirën tuaj. Përndryshe, çështja do të vendoset nga ushtria ruse,” tha ai.